Vdes katërvjeçari në aksident trafiku

Rreth orës 18:00 në fshatin Llugë të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veturë e tipit Fiat, njofton Klan Kosova.

Lajme

29/03/2017 20:53

Vetura ka goditur një djalosh katërvjeçare, i cili nuk mundi t’i përballoj plagët e marra dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën Emergjente Podujevë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa ngasësi i automjetit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje