Thaçi i gëzohet Malit të Zi në NATO

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi ne Twitter, ka shprehur kënaqësinë e tij në lidhje me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, që pritet të ndodhë këtë vit.

Lajme

29/03/2017 20:36

Tutje ai ka shtuar që Kosova do të ketë fqinjë dy anëtarë të Aleancës Veri Atlantike.

Më poshtë është postimi i plotë i tij.

“Mali i Zi këtë vit do të bëhet pjesë e NATO-s. Kosova do të ketë fqinjë dy shtete anëtare të aleancës, zhvillim ky shumë i madh. Urime për qytetarët e Malit te Zi!” shkruan Thaçi.