Shtyhet seanca për kodin e veshjes në shkollat e Drenasit (Video)
Propozim Rregullorja për kodin e veshjes në shkollat e Drenasit është shtyrë deri në mbledhjen e ardhshme.
Lajme
Kjo Seancë e Kuvendit Komunal të Drenasit ishte paraparë të mbahej sot por me kërkesë të Kryetarit të Komunës, është shtyrë deri në mbledhjen e muajit prill.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës së Drenasit Bekim Dobra, i cili tha se ky propozim, është kërkuar të jetë paraprakisht në diskutim publik me palët e interesit.
