Zyrtari i burgjeve suspendohet pas arrestimit për armë
yrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës, i arrestuar të hënën në mbrëmje në Vërmicë, është suspenduar nga pozita e drejtorit të Administratës në këtë institucion.
Lajme
Tahir Demiri është suspenduar nga ana e drejtorit të Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj.
Zogaj tha për KALLXO.com se Demiri ka marrë masën e suspendimit në bazë të ligjit për shërbyes civil.
“E kam suspendu. Me ligjin për shërbyes civil, pas 48 orëve që i caktohet paraburgimi, jemi të obliguar ta suspendojmë. Është i suspenduar”, tha Zogaj.
Tahir Demiri, ushtrues detyre i shefit të administratës në Shërbimin Korrektues të Kosovës është i arrestuar për armëmbajtje pa leje në pikën kufitare të Vërmicës mbrëmjen e së hënës.
Së bashku me Demirin është arrestuar edhe zyrtari i lartë në Policinë e Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Jugut, Nexhip Gashi.
Policia e Kosovës kishte dal me një njoftim lidhur me detajet se pse janë arrestuar Tahiri dhe Gashi.
Sipas tyre gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur një armë automatike “AK-47” me një karikator me 30 fishekë dhe një pistoletë e tipit “TT” me tetë fishekë.