Gjuriq: Kosova i frikësohet zgjidhjes së Vuçiqit president

Anëtari i kryesisë së SNS-së, Marko Gjuriq ka deklaruar sot se barrikadat, të cilat sot në mëngjes ishin në gjithë Kosovën, ishin aksion i sinkronizuar, i organizuar, i përgatitur ndaj serbëve në Kosovës që penguan të drejtën e tyre për të lëvizur.

Lajme

29/03/2017 14:12

Gjuriq i cili është edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, ka thënë, se në këtë mënyrë qarqet politike në Prishtinë tregojnë frikën e mbështetjes së kryeministrit Aleksandër Vuçiq dhe që  gëzon serbët në Kosovë, transmeton lajmi.net.

“Padyshim që politikanët kryesor në Prishtinë i kanë frikë zgjedhjes së presidentit të fortë të Serbisë, i cili do të jetë në gjendje bëjë së bashku gjithë Serbinë, të rimëkëmbë institucionet e shteti serb, atësisë e mbrojtjes, ngritjen e reputacionit në botë, ekonomin e saj, e gjitha këto nuk korrespondojnë me qarqet e caktuara politike në Prishtinë, e cila në këtë mënyrë tregon frikën e mbështetjes së Aleksandër Vuçiqit e një gjë e tillë gëzon popullin serb në Kosovë”, u ka thënë gazetarëve në Mitrovicë.

Ai theksoi, se sot ishin dëshmitarë të përpjekjes për të parandaluar ardhjen e njerëzve të mbledhur në mbështetje të Aleksandër Vuçiqit, përbën shkele të të drejtave themelore të njeriut.

Nga ana tjetër, ai tha, se nuk kemi parë asnjë policë tek sa tentonte të largonte barrikadat dhe bllokadat e shqiptarëve ndaj serbëve.

Gjuriq theksoi, se për këto duhet të ketë dënim i ashpër dhe se pret reagime të nevojshme dhe ndërhyrjen e komuniteti ndërkombëtar. /Lajmi.net/