Vihet gurthemeli i sallës së edukatës fizike në Barilevë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me Drejtorin e Investimeve Kapitale, Hysen Durmishin dhe Drejtoreshën e Arsimit, Arbërie Nagavcin, sot ishin prezent në vënien e gurthemelit të sallës së edukatës fizike në shkollën “Ali Kelmendi” në Barilevë.