Ky është momenti kur Olta Gixhari dhe Beatrix Ramosaj puthen në buzë (Foto/Video)

Aktrimi e ka zhveshur Oltën nga çdo lloj kompleksi që mund të gjendet me lehtësi në shumë personazhe të tjera të skenës, por edhe Beatrix Ramosaj, si një këngëtare që i është përshtatur mjaft mirë formatit të YFSF, nuk e ka pasur të vështirë të aktrojë dhe të futet shpejt në rolin e Katy Parry-t mbrëmjen e sotme.

ShowBiz

29/03/2017 11:12

Edhe pse nuk e realizoi performancën ashtu siç e kishte porositur Olta, Trixa, me sa duket puthjen e këngës ‘I Kissed A Girl’ të Katy Perry-t e kishte ruajtur për Oltën.

Pas performancës Trixa e puthi në faqe balerinën, por nuk ishte kjo ajo që priste Olta, ndaj, për ta realizuar deri në fund rolin e artistes amerikane, Trixa tha: “Atëherë po vij të të puth ty” dhe pa humbur kohë, iu afrua Oltës dhe e puthi në buzë.

Çanit nuk iu duk shumë sensuale puthje aq e shpejtë sa ishte, megjithatë tha se Olta, si aktore, di mjeshtërisht ta luajë rolin e vet, ashtu si edhe Trixa rolin e këngëtares së njohur.

https://www.instagram.com/p/BSKByrVgI4u/