Strakosha largon portierin e njohur nga ekipi (FOTO)

Thomas Strakosha ka bindur Lazion me paraqitjet e tij.

Sport

29/03/2017 09:15

Lazio mund t’ia shkëput kontratën Federico Marchetti në fund të sezonit, edhe pse kanë bashkëpunim deri në verën e viti 2018.

“Calciomercato.com” raporton se Marchetti nuk bind me gjendjen e tij fizike.

Andaj, ky do të jetë lajm i mirë për depërtimin e portierit shqiptar, Thomas Strakosha, përcjell “lajmi.net”.

Forma e mirë nëpër të cilën po kalon portieri i Kombëtares shqiptare dhe lëndimet e shpeshta të Marchettit, mund të bëjnë që italiani në fund të sezonit të ndahet me Lazion. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6