Barcelona me përforcim të madh nga PSG (FOTO)

Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për transferimin e qendërmbrojtësit të Paris Saint-Germain, Marquinhos.

Sport

28/03/2017 12:17

Marquinhos është i interesuar të largohet nga Paris Saint-Germain.

Qendërmbrojtësi brazilian ka njoftuar drejtuesit e klubit francez se nuk do ta pranojë asnjë ofertë për vazhdimin e kontratës.

Ai është i lidhur me PSG-në deri më 2019.

Por, mediat spanjolle raportojnë se prapa qëndron Barcelona që vazhdon të jetë e interesuar për transferimin e tij, përcjell “lajmi.net”.

23-vjeçari ka qenë objektiv i gjigantit katalan edhe para fillimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6