13-vjeçari që mahniti me zërin e tij në Kosovë Show, po sjell bashkëpunim me këngëtarin e njohur (Video)

Javën e kaluar në emisionin e udhëhequr nga Shpëtim Desku, Kosovë Show, ishte i pranishëm edhe një mysafir i paftuar, i cili mori zemrat e publikut.

ShowBiz

26/03/2017 13:45

Erjad Kërpuzi është vogëlushi 13- vjeçar, i cili u ngjit në skenën e emisionit të lartpërmendur i paftuar, por kishte mahnitur të gjithë me zërin e tij sa që i premtuan një klip, shkruan lajmi.net.

Ai këmbënguli se nuk do të dilte nga skena pa kënduar një këngë, por duket se iu shpërblye mundi.

Nga burime të afërta të Lajmi.net mësohet se djaloshi ka marrë ftesë nga këngëtari Mentor Kurtishi për të filluar përgatitjet e këngës që do të vjen në bashkëpunim nga dyshja.

Iniciativa e Mentorit erdhi pasi dëgjoi zërin e jashtëzakonshëm të Erjadit, i cili tha se është fans i madh i Mentorit.

Erjadi tregoi se nuk ka mundësi të xhironte një këngë shkaku i kushteve ekonomike, edhe pse dëshira është e madhe.

Por, e mira është se së shpejti do të dëgjojmë bashkëpunimin mes Erjad Kërpuzit dhe Mentor Kurtishit. /Lajmi.net/

YouTube player