Shpërthim i fuqishëm në repartin ushtarak në Durrës, plagosen dy rojet

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një repart ushtarak në Porto Romano të Durrësit.

Lajme

22/03/2017 21:52

Si pasojë e shpërthimit, janë plagosur dy rojet e repartit ushtarak, të cilët janë dërguar në spitalin e Durrësit.

Nga raportimet e para, dyshohet se lënda plasëse që ka shpërthyer ka qenë barut.

Bëhet e ditur se ngjarja është aksidentale, ndërsa hetimet kanë nisur për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Albeu.com do të ndjekë nga afër zhvillimet më të fundit…vijon./Albeu.com