Vështirë të bëhet biznes në Prishtinë
Prishtina del të jetë qyteti ku më së vështiri bëhet biznes në Kosovë. Krimi, korrupsioni e telashet tjera po ua bëjnë thuajse të pamundur bizneseve të zhvillohen në kryeqytetin e Kosovës.
Lajme
Kështu tregojnë të dhënat e nxjerra nga një hulumtim për ambientin e biznesit në vend dhe barrierat me të cilat përballen ato.
“Nё nivelin rajonal kompanitё duket se vuajnё më shumё nga barrierat nё rajonin e Prishtinё, Pejё dhe Ferizajit”, thuhet në raportin e prezantuar një ditë më parë nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Kostoja e energjisё elektrike pёr tё gjitha rajonet ёshtё raportuar tё jetё njё problem i madh, ndërsa në kryeqytet përveq kësaj në nivel gati shqetësues dalin të jenë të gjithë faktorët që sigurojnë një ambient të mirë për të bërë biznes.
Në deklaratat e tyre, biznese e Prishtinës ankohen më shumë për sistem jo të mirë të taksave, leje ndërtimi, konkurrencë jo të drejtë, e jo stabilitet politik në krahasim me komunat tjera ku niveli ankesave duket të jetë përgjysmë më i vogël.
Sipas këtij raporti kompanitё nga Ferizaji kanё deklaruar tё kenё mё shumё, probleme sa i pёrket mungesё sё konkurrueshmёrisё sё produkteve tё tyre.
Rajoni i Pejё ka pёrmendur korrupsionin, sistemin e taksave dhe krimin ndёr problemet mё tё mёdha. Ndërkaq, bizneset nё Gjakovё duket qё kanё mё shumё probleme me norma tё larta tё interesi.
Më së paku barriera në të bërit biznes kanë raportuar kompanitë e rajonit tё Prizerenit.
Hoti kishte informata për barrierat
Për ministrin e Financave të Kosovës, Avdullah Hoti, problemet e evidentuara në këtë hulumtim jën të njohura dhe rezultatet thotë se kanë qenë të pritshme. Sidomos ankesat për energjinë elektrike.
“Ka dhjetë ose dymbëdhjëtë vite që ne e mbëjmë gjallë debatin për më ndërtu një termocentral të ri, unë shpresoj shumë që jemi në fazat finale, shpresoj shumë që do të përfundohet ka fundi i këtij viti gjitha cështjet procedurale për të filluar ndërtimin e kapaciteve të reja energjetike”, ëshët shprehur Hoti.
E kryetari i Odes Ekonomike të Kosvës(OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se ky raport ka bazë, dialog dhe komunikim .
“Për këtë duhet bashkërisht ta orientojmë agjendën tonë ekonomike drejtë ardhmërisë dhe ti marrim seriozisht të gjeturat e këtij raporti pasi që i tregon qartë barrierat e të bërit biznes dhe definitivisht në këtë hulumtim ka edhe vërejtje e kritika”, ka thënë Gerxhaliu.
Kurse. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në detaje foli lidhur me masat e ndërmarra në zgjidhjen e çështjeve të cilat në raport përmenden si problem me të cilat ballafaqohen bizneset.
Ajo tha se ky publikim është një instrument, i cili do t’i shërbejë Qeverisë së Kosovës që edhe më tutje të rishikojë politikat, sidomos në fushën ekonomike.
Ajo ka shtuar se kanë qenë transparent dhe se nuk kanë bërë asnjë projekt dhe asnjë akt legjislativ pa u konsultuar me komunitetin e biznesit.
Shumica e kompanive kanë treguar se eksportet e tyre kanё shёnuar rёnie pёr shkakё tё mos liberalizmit tё vizave, janё nga sektori i shitjes me pakicё 31 pёr qind, pёrcjellur nga sektori i prodhimit 25 pёr qind.
Ndikim mё tё vogёl shihet se ka pasur nё sektorin e shitjes mё shumicё , atё tё shёrbimeve dhe vecanёrisht nё sektorin e ndёrtimit.
Çështjet tjera më të cilat përmballën bizneset në Kosovë janë edhe sektori i shitjes me pakicë, ku si problem tjetër funksionimin e punës së tyre e shohin edhe vizat.
Mirëpo krahasuar me problemet e bizneseve, përkundër sfidave të bizneseve, një numër prej tyre kanë shprehur që presin që prodhimet në bizneset e tyre do të rriten në vitin 2017 dhe se një numër prej tyre janë të kënaqur me shitjen e produkteve që kanë bërë në vitin 2016. /Gazeta Fjala