Adelina në lidhje dashurie? (Foto)
Këngëtarja nga Maqedonia, Adelina Tahiri shpeshherë është e përfolur në mediet rozë, kësaj radhe ajo ka publikuar një foto që shton dyshimet nëse ajo është në lidhje dashurie.
ShowBiz
Në fotografinë e publikuar në Instagram, Adelina shihet se është në veturë dhe ka fotografuar dorën e saj dhe dorën e një personi tjetër që nuk dihet se kush është, shkruan lajmi.net.
Dy duar të lidhura njëra me tjetrën është tregues se Adelina ka filluar një lidhje të re.
Se a është Adelina në një lidhje dashurie apo jo, koha e tregon, por dyshimet ekzistojnë nga fotoja që ka publikuar vetë ajo.
Së fundi, ajo ka publikuar këngën “Më mirë pa ty”. /Lajmi.net/
