Thaçi takohet me grupin ‘6 plus’, merr përkrahje për Ushtrinë e Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka takuar në Prizren, grupin ‘6 plus’.
Lajme
Me anë të një postimi në facebook, ai është shprehur i lumtur me përkrahjen që ka ky grup për transformimin e FSK-së në Ushtri, transmeton lajmi.net
“Takova në Prizren përfaqësuesit politik të komuniteteve etnike të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës në grupin “6 plus”. Jam i lumtur për përkrahjen e tyre të fuqishme transformimit të FSK-së në forcë ushtarake, multietnike dhe të integruar në familjen Euro-Atlantike”, ka shkruar Thaçi në facebook.
Lexo postimin e plotë të Hashim Thaçit:
Takova në Prizren përfaqësuesit politik të komuniteteve etnike të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës në grupin “6 plus”. Jam i lumtur për përkrahjen e tyre të fuqishme transformimit të FSK-së në forcë ushtarake, multietnike dhe të integruar në familjen Euro-Atlantike. Kemi pajtim të plotë se koha ka ardhur që Kosova të ketë ushtri dhe se vajzat e djemtë tanë në uniformë do t’i shërbejnë gjithë Kosovës.