Fillon “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Ka filluar në Prekaz manifestimi “Nata e Zjarreve”, e cila përmbyllë manifestimin “Epopeja e UÇK-së”.

Lajme
Ky manifestim mbahet për nder të 19-vjetorit të luftës dhe rënies heroike të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë atyre që ranë në altarin e lirë.
Gjatë tre ditëve 5, 6 dhe 7 marsit qytetarët të shumtë kanë nderuar dëshmorët e kombit, ndërsa sonte pas ndezjes së flakadanit pranë shtëpisë së familjes Jashari, tek bunkeri ku qëndruan për kohë të gjatë komandantët Adem Jashari e Hamzë Jashari dhe nga shtëpia e Nënës Salë, flakadanët u ndezën në Kompleksin Memorial në Prekaz.
Ndryshe, ndezja e flakadanëve simbolizon shpërndarjen e flakëve të luftës nga Prekazi në gjithë Kosovën. Pas ceremonisë tradicionale, në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, filloi programi kulturo-artistik.