Suarez me deklaratë të madhe para ndeshjes me PSG
Luis Suarez beson se Barcelona mund ta përmbys rezultatin e ndeshjes së parë 4:0 me PSG.
Sport
PSG në ‘Parkun e Princave’ në 1/16 të Ligës së Kampionëve mposhti 4:0 Barcelonën.
Ndeshja e kthimit luhet ditën e mërkurë duke filluar nga ora 20:45, dhe skuadra e Barcelonës po përgatitet për përmbysjen më të madhe që është parë në futboll viteve të fundit.
“Do të bëjmë gjithçka për t’iu treguar njerëzve Barcelonën e vërtetë”, ka deklaruar 30 vjeçari për ‘France Football’, përcjell lajmi.net.
“Do të jetë e vështirë, por jo e pamundur. Nëse një skuadër mund ta bëjë përmbysjen, ajo është Barcelona”./Lajmi.net/