40 ditët e “zeza” të Real Madridit
Me fitoren 5-0 ndaj Grandas më 7 janar në kuadër të xhiros së 17 të La Ligas, Real Madridi arriti të krijojë diferencë prej pesë pikëve me Barcelonën, e cila në atë xhiro pati barazuar 1:1 në udhëtim me Villarreal.

Sport
Që nga ajo kohë kanë kaluar 40 ditë, dhe gjërat kanë ndryshuar shumë.
Skuadra e Zinedine Zidane, 40 ditë që nga ajo kohë, e sheh veten në vendin e dytë të La Ligas, me një pikë më pak se Barcelona.
Sikur të mos mjaftonte kjo, Real Madridi tashmë është eliminuar nga Kupa e Mbretit nga Celta Vigo.
Liga e Kampionëve dhe La Liga, mbeten garat e vetme ku do të kërkojë triumfin Real Madridi, por nëse vazhdohet me këtë formë që ka pasur në ndeshjet e fundit, shumë lehtë mund të mbetet edhe pa këto./Lajmi.net/