Gjenden edhe tre persona të vdekur nga shpërthimi në fabrikën e municionit në Serbi

Pas kërkimit intensiv për të zhdukurit në shpërthimin në fabrikën e municionit në Kragujevc të Serbisë, janë gjetur edhe tre punëtorë të vdekur.

Lajme

02/03/2017 18:50

Sipas mediave serbe, me urdhër të prokurorit është duke u bërë identifikimi i tyre, transmeton lajmi.net.

Deri me tani nuk janë bërë të ditur shkaqet e shpërthimit që ndodhi dy ditë më parë.

Nga ky shpërthim kishte mbetur i vdekur edhe një ushtarak serb dhe ishin lënduar mbi 20 ushtarë dhe policë. /Lajmi.net/