Guardiola tregon kriteret që duhen plotësuar për t’u bërë trajner i Barcës
Pep Guardiola ka zbuluar tiparet që duhet t’i ketë një trajner që dëshiron të merr drejtimin e Barcelonës.

Sport
Spanjolli ka deklaruar se për t’u bërë trajner i Barcelonës duhet ta njohësh mirë këtë skuadër, lojën e saj, dhe të jesh i përgatitur për vendime të mëdha.
“Për t’u bërë trajner i Barcelonës duhet ta njohësh mirë atë skuadër dhe të marrësh vendime të mëdha”, ka deklaruar Guardiola, përcjell lajmi.net.
Ai në vazhdim ka folur edhe për largimin e Luis Enrique.
“Unë si një tifoz i Barcelonës natyrisht se ndihem keq, sepse Enrique ka qenë një trajner i mirë që ka bërë lojë të jashtëzakonshme aty”. /Lajmi.net/