Ozil flet për përplasjen që ka pasur me Mourinhon te Real Madridi

Mesut Ozil është rikthyer të flas për kohën e tij te Real Madridi, dhe një zënkë që ka pasur me trajnerin Jose Mourinho.

Sport

02/03/2017 16:12

Gjermani që tani paraqitet në Arsenal, ishte pjesë e Real Madridit për tre sezone, ku ishte transferuar nga Werder Bremen.

Ozil ka zbuluar se pas një ndeshje Jose Mourinho ishte zënë me të, duke e quajtur edhe frikacak, përcjell lajmi.net.

“Mourinho më bërtiti ‘Frikacak. A mendon se dy pasime të sakta mjaftojnë a? A po mendon se je aq i mirë saqë nuk mund të hysh në duele? A mendon se je kaq i mirë saqë mund të luash vetëm 50 për qind?” i kishte thënë Mourinho Ozilit./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6