E braktis e fejuara, shqiptari e djegë vetën me benzinë (Foto)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në qytetin e Korçës, ku një 38-vjeçar është djegur me benzinë në banesën e ish-vjehrrës dhe për pasojë ka humbur jetën.

Lajme

02/03/2017 15:21

Olgert Miho është lyer me benzinë në sheshpushimin e pallatit dhe më pas i ka vënë flakën vetes, ndërsa shkak për ngjarjen duket se është bërë ndarja nga e fejuara e tij.

Sipas të dhënave, 38-vjeçari, teksa është vetëdjegur, ka arritur të hyjë në banesën ku ndodhej ish-vjehrra dhe persona të tjerë, çka ka bërë që edhe banesa të përfshihet nga flakët, ndërsa ka mbetur e dëmtuar edhe ish-kunata e autorit.

Sipas të dhënave, përcjell tch, rreth një muaj më parë, 38-vjeçari ishte ndarë nga e fejuara me të cilën jetonte në Tiranë, për shkak të problemeve ekonomike dhe është kthyer në Korçë, ndërsa nuk e ka përjetuar mirë ndarjen.

Mësohet se ai disa herë i kishte kërkuar të fejuarës që të riktheheshin bashkë, por kjo e fundit nuk ka pranuar, çka duket se e ka shtyrë 38-vjeçarin drejt vetëvrasjes.

Ndërkaq, mjekët bënë të ditur se ish-kunata e autorit ndodhet në spitalin e Korçës dhe ka djegie në pjesë të ndryshme të trupit, por pa probleme për jetën.

Ndërkohë, albeu.com, ka publikukar disa fotografi, në të cilat thuhet se shihet viktima Olgert Miho.

www2 www1