Veseli: Nuk ka krizë nga refugjatët kosovarë

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë qëndrimit në Itali ka thënë se nuk ka rrezik për valë të re të refugjatëve nga Kosova.

Lajme

02/03/2017 15:25

“Nuk ka asnjë rrezik për një valë të re të refugjatëve nga Kosova drejt Evropës. Ne jemi një komb i vogël me 1.7 milionë banorë, kurse 800 mijë jetojnë në diasporë, gati 1/3 e popullsisë”, ka thënë Veseli

Kryetari i Parlamentit të Kosovës po qëndron në Itali, ku do të ketë shumë takime politike, por ka folur edhe për disa çështje të brendshme të Kosovës, shkruan ‘ansamed.info’.

Ai ka thënë se nuk ka krizë nga refugjatët kosovarë. “Nuk ka asnjë rrezik për një valë të re të refugjatëve nga Kosova drejt Evropës. Ne jemi një komb i vogël me 1.7 milionë banorë, kurse 800 mijë jetojnë në diasporë, gati 1/3 e popullsisë”, ka thënë Veseli.

Ai ka përmendur edhe problemet në Kosovë, duke nënvizuar atë të papunësisë, sidomos tek të rinjtë që kanë potencial të madh, derisa ka shtuar se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë sa më shpejt.

Veseli gjithashtu ka shtuar se demarkacioni duhet të kalojë, kurse është e nevojshme edhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës. /albinfo.ch/