Labinot Tahiri i del në ndihmë familjes skamnore të Bajram Ademit

Në edicionin qendror të lajmeve në Klan Kosova, sonte u transmetua edhe një kronikë e cila flet për kushtet e rënda të familjes së Bajram Ademit nga Podujeva.

Lajme

19/02/2017 22:28

Përveç që kjo familje nuk ka kushte për një jetë normale, ata janë përballur edhe me një telashe të madhe, vajza shtatëvjeçare e Bajramit u kafshua nga qentë endacak ditë më parë, e familja nuk po ka para ta dërgoj tek mjeku.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i këngëtarit nga Ferizaj i cili tashmë ka konfirmuar kandidaturën për Krytear të Ferizajt, Labinot Tahiri.

Përmes një postimi në Facebook ai tha se nëse askush nuk e merr këtë rast për ta ndihmuar, atëherë vetë ai do t’ju dalë në ndihmë, pasi që shume njerëz kanë thënë se këngëtari këto ndihma po i bën për “Politikë”.

Ky është postimi i plotë i Labit:

Sa e rëndë!!!

Keto raste nuk komentohen por dojne zgjidhje!

Ta di hallin more Prind i këtij fëmije!!

Eh dyja e bac! 
As qente nuk i mbledhin dikun per sigurine e fëmijeve të cilet copa i ben çdo dite nepër Kosove! 
Po ashtu tani shikojeni gjendjen e kësaj vajze,,, as nuk kane para kjo familje për ta sheruar këtë fëmijë!

Të dashur miq, me qenëse për mua po thojne disa injorante se po e bëj për POLITIKË, apo i paskam berë gjerat e mia me vite e vite për politike, atêherë le ta marrin ketë rast me e realizuar shtëpien e tyre.

Nese askush nuk e merr, atëherë unë mund ti dal ne ndihmë së bashku me ju. 
Fjal pak e vepra shumë!

Dhe nje gjê i vetmI facebook i imi është ky, nese këtu publikoj rastet unë jam pêrgjegjes. Të gjitha faqet të tjeraaa janë HAJNA DHE KEQPERDORUES.

YouTube player