Elvana Gjata për herë të parë në Grammy, ja si duket sonte (Foto)
Këngëtarja Elvana Gjata në vendet shqipfolëse ka arritur majat e suksesit, tani pritet që suksese të mëdha të ketë edhe në tregun ndërkombëtar.

ShowBiz
Dihet se ajo ka arritur marëveshje me një kompani të huaj në të cilën producent është Poo Bear.
Elvana ka marrë ftesë që të jetë pjesë e edicionit të 59-të të “Grammy”, që mbahet sonte në Staples Center, Los Angeles, shkruan lajmi.net.
Aty do të marrin pjesë emra të njohur të shoubizit ndërkombëtar si Beyonce e Adele, për krah të cilëve do të shfaqet ylli shqiptar, Elvana.
Këngëtarja është duke u pregaditur për këtë event madhështor, ndërsa ju sjellim një fotografi ku për look-un e saj u kujdes njëri nga grimerët më të njohur në Hollywood, Samuel Rauda./Lajmi.net/