Hapet Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin, Berlinale 67

Berlinalja e 67-të zhvillohet nga 9 deri më 19 shkurt, përcjellë KultPlus.

ShowBiz

09/02/2017 10:24

Gati 400 filma konkurrojnë në Festivalin më të madh gjerman të Filmit, Berlinale, për trofenë “Ariu i Artë”. Por edhe seksionë të tjerë të festivalit kanë një ofertë të pasur.

Berlinalja e 67-të zhvillohet nga 9 deri më 19 shkurt. Sipari hapet me debutimin e regjisorit francez Etienne Comar me një film për historinë e muzikantit të njohur të Jazz-dhe Swing Django Reinhardt.


Filmi “Django”

Filmi me titullin “Django” është një biografi e muzikantit të njohur, i cili i përkiste grupit të popullsisë sinti dhe roma. Ai ishte një yll në kohën kur Parisi ishte pushtuar nga nazistët. Pikërisht këtë periudhë ka fiskuar regjisori i ri Etienne Comar në filmin e tij. Kësisoj sivjet Berlinalja hapet me një film edhe argëtues – me muzikë – por që i kushtohet një teme mjaft serioze me sfond historiko-politik. Sivjet konkurrojnë gjithsej 18 filma për çmimin “Ariu i Artë”, ndër to bëjnë pjesë edhe tre filma gjermanë.


Filmi “I riu Karl Marx”

100 vjet Revolucioni i Tetorit në Rusi

Disa filma në Berlinale shfaqen jashtë seksioneve tradicionale të festivalit, pra në seksionin “Berlinale Special”. Ndër këto premiera bën pjesë edhe filmi “I riu Karl Marks” me regji të Raoul Peck, i lindur në Haiti.

Por një forum i posaçëm u kushtohet në Berlinale edhe artistëve të rinj, të cilët gjatë ditëve të festivalit kanë mundësi të shkëmbejnë mendime dhe ide me kineastë me përvojë nga bota e madhe e filmit. Tema diskutimi janë ndër të tjera: si mund të komportohet individi në botën që e rrethon dhe si mund të vihen në jetë idetë përmes kamerës. /KultPlus.com