Çfarë është papa testi?

Neoplazite cervikale jane ndryshimet e dyshimta qelizore të qafes së mitres te cilat mund te çojne deri tek zhvillimi i kancerit te qafes se mitres. Qafa e mitres ne fakt eshte pjesa e poshtme, perfundimtare e mitres kur takohet mitra me vaginen dhe eshte pjesa me e atakuar anatomikisht e mitres nga ndryshimet neoplastike.

Lifestyle

06/02/2017 20:23

Lezionet neoplastike dmth ndryshimet qelizore jo normale te qafes se mitres mund te kalojne ne kancer nese nuk diagnostifikohe dhe trajtohen me kohe.

Zakonisht perfshijne moshen reproduktive te jetes se femres duke perfshire ore 35 deri ne moshen 49-51 vjeqare.

Shkaktari me I shpeshte I tyre qe edhe shkencerisht eshte dokumentuar eshte Human papilloma virusi (HPV) nje infeksion seksualisht I transmetueshem.

Jane edhe shkaktaret qe e favorizojne poashtu kete semundje: duhanpirja, fillimi I mardhenieve seksuale ne moshen 16 vjeqare, lindja e femiunt te pare ne moshen 18 vjeqare, numri I shtuar I partnereve seksuale etj.

Diagnostifikimi: fatmiresisht keto ndryshime mund te diagnostifikohen shume lehte dhe mund te zbulohen ne faza te hershme dhe te kene nje trajtim te shpejte dhe efikas.

Pap testi eshte metoda e cila I zbulon qelizat e dyshimta ne cilendo faze ne qafen e mitres vetem me marrjen e mostres nga qafa e mitres me ane te nje citobrushe dhe dergimin e mostres tek mjeku patolog per ekzaminimin e metutjeshem te qelizave te dyshimta.

Kolposkopia eshte metoda e dyte e cila I ndihmon evaluimit te metutjeshem te ndryshimeve te dyshimta ne qafen e mitres, ne rast te nje rezultati jo te mire te pap testit atehere aplikohet kolposkopia si metode diagnostifikuese me anen e mikroskopit binocular me zmadhim deri ne 30 here arrihen qe te zbulohen ndryshimet me te thella te dyshimta dhe ne rast te ekzistimit te dyshimit te mirret biopsia nga vendi I dyshuar dhe te dergohet ne ekzaminim histopatologjik.

Trajtimi/ varesisht nga stadi i ndryshimit neoplastik ne qafen e mitres aplikohet edhe trajtimi: termoterapi, krioterapi, LEEP dhe konizimi jane metodat locale qe bene direct ne qafen e mitres per tu larguar ndryshimet e dyshimta, kurse ne rastet e avancuara te kancerit te qafes se mitres athere pacientja duhet te kerkoje ndihmen e Gjinekologut Onkolog per te vazhduar trajtimin e metutjeshem operativ./bahceci/