Prishtinasit i hyn plumbi në dhomë
Për pakë sa dikush nuk pësoi. Një prishtinas ka lajmëruar Policinë e Kosovës se derisa ishte duke qëndruar në banesën e tij një predhë është futur në banesën e tij nga disa të shtëna që kishin ndodhur jashtë.

Lajme
Ngjarja ka ndodhur më 19 janar rreth orës 20:35 në Rrugën Rr. Vëllezërit Gërvalla në Prishtinë.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se përmes dritares, në banesën e tij ka depërtuar një predhë e plumbit. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes është identifikuar edhe vendi prej nga është shtënë me armë, ku janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar dhe as për të arrestuar”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Rasti është duke u hetuar si shkaktimi rreziku të përgjithshëm. /Lajmi.net/