Çitaku takon Trumpin, i thotë se është ambasadore e vendit më pro-amerikan në botë (Foto)

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka marrë pjesë në darkën speciale të organizuar nga Komiteti i Inaugurimit të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për komunitetin diplomatik.

Lajme

18/01/2017 08:12

Ambasadorja Çitaku me këtë rast është takuar edhe me presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump inaugurimi i së cilit do të bëhet më 20 janar.

“Mbrëmje e mrekullueshme në darkën speciale të organizuar nga Komiteti i Inaugurimit të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për komunitetin diplomatik”, ka shkruar Çitaku në rrjetin social Facebook.

Ajo bëri të ditur se pati rast të flas edhe me të nominuarin për Sekretar Shteti, Rex Tillerson dhe këshilltarin për Siguri, Michael Flynn.

“U thash se jam një ambasadore krenare e vendit më pro-amerikan në botë”, shkruan Çitaku në Facebook.