Veseli: Historia e re e Kosovës shënohet me emrat e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar 33 vjetorin e rënies heroike të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Lajme

11/01/2017 15:59

Ai thotë, se kujtojmë me krenari sakrificën e tyre për kombin, shkruan lajmi.net.

“Sot, në 33 vjetorin e rënies heroike të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, në Kodrën e Trimave në Prishtinë, kujtojmë me krenari sakrificën e tyre për kombin. Të dy këto figura të ndritura, që prapa vetës lanë vepra të mëdha patriotike, kishin vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës. Historia e re e Kosovës shënohet me emrat e tyre”, shkruan Veseli në Facebook. /Lajmi.net/