Shkaktarët e fjetjes së tepruar
Të fjeturit e tepruar mund të jetë tregues i problemeve mjekësore. Nuk është normale të ndiheni të lodhur për një kohë të gjatë nëse flini shtatë deri në tetë orë çdo natë.
Lifestyle
Ka shumë faktorë që shkaktojnë të fjeturit e tepruar, dhe jo të gjithë janë faktorë mjekësorë. Kjo dukuri mund të shkaktohet edhe nga zakonet dhe mjedisi.
— Faktorët mjedisorë
Faktorët mjedisorë mund të shkaktojnë fjetjen e tepruar, shkruan eHow, transmeton lajmi.net. Të fjeturit në një dhomë që është shumë e nxehtë apo shumë e ftohtë mund të shkaktojë shqetësime gjatë natës. Zgjimi herë pas herë gjatë natës shkakton gjumë të pakënaqshëm. Shtrati është një ndër faktorët kryesorë të mjedisit. Një shtrat i parehatshëm mund të ju shkaktojë shqetësime gjatë natës, duke zvogëluar kualitetin e gjumit tuaj.
— Zakonet
Konsumimi i tepruar i pijeve që përmbajnë kafeinë para gjumit mund të ju pengojë të bini në gjumë. Kafeina është një stimulant që shpejton sistemin e trupit dhe pengon prodhimin e agjentit natyral të gjumit, adenozinës.
— Faktorët mjeksorë
Fjetja e tepruar është një simptomë e diabetit. Insulina kontrollon sheqerin në gjak. Kur sheqeri në gjak është normal, shndërrohet në energji në qelizat e gjakut. Lodhja shkaktohet kur sheqeri në gjak nuk hyn në qelizat e gjakut si duhet dhe nuk shndërrohet në energji në mënyrë efektive.
— Stresi
Stresi mund të jetë një shkaktar kryesor i gjumit të tepruar. Kur trupi juaj është nën stres të vazhdueshëm, ai prodhon adrenalinë. Adrenalina shpejton të rrahurat e zemrës dhe shtypjen e gjakut. Kur të rrahurat e zemrës rriten, është vështirë të bini në gjumë./Lajmi.net/