Ronaldo apo Messi? Përgjigjet Maradona
Për Diego Armando Maradonan, Cristiano Ronaldo e ka merituar çmimin për lojtarin më të mirë të vitit 2016.

Sport
Argjentinasi që ishte mysafir në ceremoninë e organizuar në Cyrih, ka deklaruar se Ronaldo gjatë vitit 2016 kishte krijuar një avantazh të vogël kundrejt bashkëvendësit të tij.
“Ronaldo fitoi pasi që Messi nuk erdhi këtu, por në fakt Ronaldo kishte krijuar pak avantazh ndaj Messit. Sidoqoftë fitoi kush kishte për të fituar”, ka deklaruar Maradona pas përfundimit të ceremonisë, përcjell lajmi.net.