Filmi i parë në Palestinë më 1896 nga kamera e vëllezërve Lumier (Video)
Kur shpikësit francezë të filmit, Auguste dhe Louis Lumiere krijuan kinematografinë, figurën e parë lëvizëse në vitin 1894, ata e dërguan një njeri me kamerë në Palestinë, për të bërë videon e parë të banorëve të atjeshëm, dy vite më vonë.

Bota
Për fat të keq, filmat patën humbur, derisa kompania parisiene, “Lobster Films” i rizbuloi ato në vitin 2007, shkruan thevintagenews, transmeton lajmi.net.
93 filma janë gjetur në shitoren antike të Parisit, dhe të gjithë kanë qenë në gjendje të shkëlqyer.
Filmat të cilët japin pamjet e banorëve të Palestinës tregojnë për jetën e tyre të përditshme, të cilat tashmë mund t’i shihni në www.lobsterfilms.com
Më poshtë mund të shihni filmin e parë të regjistruar në vitin 1896 në Palestinë. /Lajmi.net/
