Rakitic: Ky është fajtori për humbjen e Barcelonës (FOTO)
Ivan Rakitic ka një fajtor për humbjen e Barcelonës nga Athletic Bilbao në Copa del Rey.
Sport
Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka fajësuar gjyqtarin Fernandez Borbalan për humbjen ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 2:1 në Copa del Rey.
Rakitic me shokë u ndanë të zhgënjyer me ndarjen e drejtësisë nga Borbalan.
Dhe, mesfushori kroat beson se kjo pati ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin përfundimtar.
“Kur gjyqtari ta sheh ndeshjen nuk mendoj se do ta kalojë një natë të mirë”, deklaroi Rakitic për mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.
“Nuk e kishte mbrëmjen e tij më të mirë”, theksoi ai. /Lajmi.net/