Koci: Të ndërpriten bisedimet me Serbinë, Kosova të veprojë me reciprocitet

Avokati Arianit Koci, ka thënë se duhet të ndërpriten bisedimet me Serbinë, duke shtuar se Kosova duhet të veprojë me reciprocitet karshi shtetit serb.

Lajme

05/01/2017 15:50

 

 

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se bisedimet duhet të ndërpritet deri në tërheqjen e flet arresteve ndërkombëtare për shqiptarët e Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Kocit:

Ndalimi i hyrjes së Presidentit serb Tomislav Nikoliq, shkon përtej reciprocitetit dhe veprimit normal të një shteti.

Insistimi i ynë në veprime të paqëndrueshme shtetërore, i dëmton pastaj kërkesat legjitime dhe të qëndrueshme para syve të ndërkombëtarëve.

Ne duhet ti ndërpresim bisedimet me Serbinë, deri sa të tërhiqen fletërreshtimet politike ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë, deri sa të arrihet marrëveshja, ne duhet t’i iniciojmë fletë rreshtimet nga ana e jonë./Lajmi.net/