‘Lavdi ushtarit tim’ e Adelina Ismaili vjen ‘live’ nga Dafina Dauti (Video)
Këngëtarja Dafina Dauti për emisionin ‘Mirage’ ka treguar se tashmë ka filluar të këndojë ‘live’.

ShowBiz
Ajo po ashtu pati thënë se nuk merr pjesë në xhirime të Vitit të Ri por kjo gjë nuk nënkupton se këngëtarja nuk ka qenë e angazhuar me mbrëmje muzikore për festat e fundvitit, shkruan lajmi.net
Së fundmi Dafina ishte në Rahovec dhe nga atmosfera atje, këngëtarja ka postuar një video në Instagram.
Në video, vërehet se ajo po këndonte ‘live’ këngën ‘Lavdi ushtarit tim’ të Adelina Ismailit.
Dafina këtë këngë po e interpreton në formën më të mirë të mundshme duke i ngjarë kështu zërit të Adelinës. /Lajmi.net/