Charlie Hebdo me titull të veçantë shënon dy vjetorin e sulmit
Revista satirike franceze Charlie Hebdo përvjetorin e dytë të sulmit vdekjeprurës ndaj redaksisë së saj e ka shënuar me titullin në të cilin shkruhej "2017 dritë në fund të tunelit".
Bota
Në edicionin e veçantë të publikuar të mërkurën tregohet personi i cili buzëqeshte para pushkës AK47 të cilën e mbante një njeri me mjekër i veshur me të bardhë, ku shkruhej: “2017 më në fund, drita në fund të tunelit”.
Autori i titullit të edicionit të veçantë është Foolz, piktor i brezit të ri i cili ka vazhduar rrugën e karikaturistëve Cabu, Charba dhe Wolinski të cilët u vranë në sulm, raporton Anadolu Agency.
Përvjetorin e parë të sulmit revista satirike franceze e shënoi me titullin: “Një vit më vonë, vrasësi është ende i lirë”.