Vettingu në fuqi, hapet gara për Këshillin e Lartë Gjyqësor

Pas aplikimit të prokurorëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë hapet gara dhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Lajme

03/01/2017 13:21

Me anë të formularëve të bërë publik administrata e Gjykatës së Lartë i kërkon të gjithë gjyqtarëve të interesuar të aplikojnë për t’u bërë anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Të përzgjedhurit nga ky proces do të jenë pjesë e strukturave të reja të drejtësisë pas lënies në fuqi të reformës dhe Vettingut nga Gjykata Kushtetuese.

Kjo gjykatë ende nuk ka zbardhur të argumentuar vendimin e saj në lidhje me lënien në fuqi të reformës dhe Vettingut, por kjo nuk pengon aplikimin e gjyqtarëve për tu bërë anëtar të KLGJ­së.

Në këtë garë gjyqtarët duhet të plotësojnë deklaratë për të afërmit e tyre dy breza përfshi dhe atë të bashkëshortëve apo bashkëjetuesve. /shqiptarja.com/