A e konfirmon Ronela lidhjen me Young Zerka përmes kësaj fotografie? (Foto)
Ronela Hajati ka kohë që ka qenë temë e medieve rozë pasi është folur për një lidhje të saj me këngëtarin Young Zerka.
ShowBiz
Dyshja u përfol për këtë lidhje pas këngës së tyre të përbashkët, shkruan lajmi.net
Por, më pas Ronela doli dhe mohoi çdo gjë. Mirëpo, një fotografi e hedhur në rrjetet sociale, na bën të dyshojmë që kjo lidhje në të vërtetë ekziston.
Në foto, këngëtarja shihet se ka kapur dorën e një djali, që me gjasë mund të jetë e Zerkës.
Kjo kapje nuk është e zakonshme pasi të tilla bëhen vetëm nga personat e dashuruar!/Lajmi.net/