2017-ta vit i befasive, Eto’o befason i pari me skuadrën e re

Samuel Eto’o mund të rikthehet në Premierligë këtë afat kalimtar të janarit.

Sport

01/01/2017 20:51

Sipas raporteve të ‘SundayMirror’, sulmuesin 35 vjeçar mund ta shohim sërish në Premierligë.

Për ish sulmuesin e Chelsea, Inter e Barcelona, interesim po shpreh Hull City, që është e gatshme t’i ofrojë një kontratë të mirë sulmuesit nga Kameruni, përcjell lajmi.net.

Eto’o aktualisht është pjesë e Antalyasor në Turqi, me të cilën skuadër po luftojnë për mbijetesë.

Për mbijetesë Eto’o i duhet të luftojë edhe nëse vjen në Premierligë te Hull City.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.