SCARDIAN vlerësohet për korrektësinë e lartë në pagesat e dëmeve (Dokument)

Sigurimet e automjeteve në Kosovë lënë shumë për të dëshiruar për nivelin e korrektësisë së tyre karshi kërkesave për kompensime të dëmeve.

Lajme

31/12/2016 10:33

Ankesat e zakonshme të klientëve të sigurimeve janë: vonesat në pagesat e dëmeve, vlerësimi jo korrekt i dëmit, zhvatje në procedura, etj.

Mirëpo, kompania “Scardian”, si njëra nga kompanitë më te reja në tregun e sigurimeve, duket se e ka marrë seriozisht qasjen korrekte ndaj klientëve të saj.

Një lexues i lajmi.net ka treguar për eksperiencën e vet lidhur me kompensimin nga “Scardian” në vlerë prej 16 mijë eurosh.

Vetura ishte e siguruar “kasko” (sigurim i plotë).

Lexuesi, që ka dashur të mbetet anonim, thotë se vlerësimi i dëmit ishte korrekt dhe pagesa e kompensimit është kryer sipas afatit të përcaktuar në kontratë.

Më poshtë e gjeni edhe kontratën e nënshkruar nga i dëmtuari dhe kompania “Scardian”. /Lajmi.net/