Itali, infermierja shqiptare keqtrajton të sëmurët mendorë!

Një infermiere shqiptare Vjollca Ferati 45 vjeçe, këshilltari i komunës Poranssio në Itali dhe një grua rumune, Eleina Stoica 46 vjeçe, (koordinatore e infermiereve) janë duke u hetuar nga autoritetet italiane pasi akuzohen për keqtrajtimin e të sëmurëve në një spital psikiatrik.

Lajme

30/12/2016 23:20

Personat janë ndaluar nga Guardia di Finanza dhe tashmë të akuzuarit ndodhen në masën e arrestit shtëpiak.

Kreu i komunës, Emilio Fossati, tha se ndihet i shokuar nga ky lajm dhe nuk e priste, duke bërë të ditur njëkohësisht shkarkimin e këshilltarit, Massimo Deperi 48 vjeç.

Hetimi i policisë tatimore zbuloi historinë e abuzimit dhe ngacmimit ndaj disa të moshuarve në qendër. Ata ofendonin të moshuarit e sëmurë, i linin ata në mëshirë të fatit duke mos i dhënë trajtimin e nevojshëm.

Mediat italiane japin një shembull kur thonë se nëse një pacient rrëzohej në tokë, askush nuk e ngrinte, apo edhe raste kur një të sëmuri mendor i duhej të priste për orë të tëra derisa dikush të kujdesej për higjienën e tij personale.