Këta janë artikujt më të lexuar ndërkombëtar të vitit që po lëmë pas

Sigurisht, lajmet më të lexuara ndërkombëtare kanë qenë ato në lidhje me spektrin politik, e sidomos ato të zgjedhjeve të fundit që u mbajtën për presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bota

31/12/2016 23:31

Megjithatë, jo gjithkujt i intereson politika e një vendi të huaj, apo edhe të vet vendit të tij, transmeton lajmi.net.

E duke i ikur politikës, artikulli më i lexuar ka qenë “Pse martohemi me njeriun e gabuar”, ky lajm që ishte jo vetëm ndërkombëtar por edhe në Kosovë bënte bujë.

Më poshtë, mund të gjeni 5 artikujt më të lexuar në botë, hulumtim ky që u bë nga “The New York Times”, dhe rezultuan të jenë më të lexueshmet.

  1. Pse martohemi me njeriun e gabuar
  2. E-mailet hetimore të Anthony Weiner, rrezikojnë fushatën e Hillary Clinton
  3. 52 vende që duhet t’i vizitoni në vitin 2016
  4. Donald Trump zgjidhet president
  5. Donald Trump: Hulumtimet tregojnë se Trump mund t’i ketë shmangur taksat gati dy dekada /Lajmi.net/