Ja si e këndon Capital T ‘Sa t’kam dasht’ Nora Istrefit (Video)

Së bashku qëndruan në SHBA ku po mbajnë koncerte të ndryshme.

ShowBiz

28/12/2016 19:47

E nga qëndrimi në këtë vend, Capital T, Ledri, Nora Istrefi dhe Roberti po postojnë foto e video të ndryshme përmes së cilave ndajnë me fansat atmosferën dhe formën si kalojnë si grup shoqërorë, shkruan lajmi.net

Një nga videot interesante të tyre është edhe ajo që Capo e publikoi së fundi më Instagram.

Ai shihet se si me telefon shkon ta ngacmojë Norën dhe dëgjohet duke e kënduar këngën e saj “Sa t’kam dasht”.

Një tjetër detaj që vërehet në video është edhe dukja tejet seksi e këngëtares Istrefi.

Kjo nuk është hera e parë që ajo bie pre e kamerave të Capos. Ky i fundit pak ditë më parë e kishte trembur këngëtaren për derisa ajo ishte brenda në veturë./Lajmi.net/

 

Having some fun backstage @_noraistrefi_ ?❤?

A video posted by Capital T (@truekapo) on