Pako ushqimore e dhurata për familjet skamnore të komuniteteve RAE
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka shpërndarë mbi 50 pako ushqimore dhe mbi 100 pako dhurata me rastin e festave të fundvitit për familjet skamnore të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas.
Lajme
Zëvendësministri i kësaj Ministrie, Qazim Rrahmani tha se MPMS-ja është e gatshme që gjithmonë të mbështesë komunitetet pakicë në kërkesat dhe nevojat që kanë këto komunitete.
“Nuk është hera e parë dhe e fundit që po mbështesim këto komunitete. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka përkrahur shumë dhe në çdo kohë komunitetet pakicë, jo vetëm në aspekte humanitare e sociale, por edhe në atë të punësimit”.
Ai ka premtuar se mbështetja institucionale e komuniteteve do të vazhdojë edhe në të ardhmen./klankosova/