Vaj ulliri dhe hudhër, kundër rënies së flokëve
Flokët janë pasqyrë e shëndetit. Flokët janë pjesë e rëndësishme e pamjes sonë të jashtme. Shpesh dëgjojmë të thuhet që flokët janë gjysma e bukurisë femërore.

Lifestyle
Rënia e flokëve është një problem për të gjithë, që shkon përtej aspektit estetik. Ajo mund të jetë e lidhur me faktorë të ndryshëm si të brëndshëm ashtu edhe të jashtëm, dhe ndonjëherë as trajtimet mjekësore nuk arrijnë të japin një rezultatet e duhura.
Maskat në kushtet e shtëpisë mund të jenë zgjidhja më e mirë për të patur flokë sa më të shëndetshëm. Zgjidhja mund të gjendet tek përbërësit natyralë, të cilët i gjeni lehtësisht sepse ndodhen pikërisht në kuzhinën tuaj.
Maska me hudhër është shumë efektive në trajtimin kundër rënies së flokëve. Kombinimi i saj me vajin e ullirit jep një rezultat vërtetë të mahnitshëm.
Hudhra është e pasur me shumë elementë të rëndësishëm si sulfuri, vitamina C, apo minerale të ndryshme që janë të nevojshme dhe të dobishme për rritjen e flokëve.
Ja përbërësit që duhen për të përgatitur maskën:
2 thelpi hudhër
2 lugë gjelle vaj ulliri
Mënyra e përgatitjes së maskës:
Prejini hudhrat në copa shumë të vogla dhe vendosini në një enë të vogël.
Në të hidhni vajin e ullirit dhe lërini mënjanë për disa minuta.
Më pas, kullojeni vajin me anë të një kullese.
Aplikojeni në flokët tuaj dhe lëreni të veprojë për rreth 15 minuta.
Më pas, lajini flokët tuaj si zakonisht. Rekomandohet të përdoret të paktën dy herë në javë për rezultate më të shpejta.