Shpallen fituesit e Los Angeles CineFest, Tertini pjesë e tyre (Foto)
Los Angeles CineFest, është një nga ngjarjet ndërkombëtare më të mëdha në internet që ka të bëjë me industrinë e filmit.
ShowBiz
Festivali është i organizuar nga Mark MOS, regjisor me çmime nga më të ndryshmet,shkruan lajmi.net.
Çdo vit shpallen gjysmë-finalistët, finalistët dhe fituesit për secilën kategori.
Në fund, të gjithë fituesit marrin shpërblime nga CineFest, Los Angeles.
E këtë herë pjesë e fituesve të festivalit ishte edhe regjisori Valmir Tertini me filmin e tij “Tradhti me Letra”, “Cheating for Papers”, i cili fitoi çmimin e publikut.
“Tradhti me Letra” është film i metrazhit të shkurtër i cili trajton realitetin shqiptar.
Së fundi ai u shpërblye edhe me 3 çmime në DC Festival Awards në Francë dhe ka grumbulluar gjithsej 6 çmime.

Më poshtë gjeni edhe fituesit tjerë në Los Angeles CineFest /Lajmi.net/
http://www.lacinefest.org/