Sot promovohet libri i Çun Lajçit
Sot do të promovohet libri “Përfitim n’Andrra t’thyeme” i artistit Çun Lajçi.
ShowBiz
Në Bibliotekën Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’ të kryeqytetit, do të bëhet promovimi i librit me titull ‘Përfitim n’Andrra t’thyeme’ i artistit Çun Lajçi.
Libri mbanë poezi nacionale të revoltës dhe pezmit, atdhedashurisë dhe kujtesës.
Promovimi i librit me poezi i artistit të skenës dhe të filmit Çun Lajçi, do të bëhet sot, duke filluar nga ora 12:00./KultPlus.com