I ‘shfaqet engjëlli’ para martesës (Foto)
Vetëm disa ditë para se të thotë betimin para të dashurës, ai mori një ‘bekim të fshehur’.

Fun
Ndërsa kishte shkuar në Poloni për të festuar natën e beqarisë, Chris Holland në pije e sipër, u rrëzua në tokë me shpinë. Të nesërmen ai ndjeu dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, ku kishte marrë një lëndim që duket në formë të engjëllit.
Rënia që ka pësuar 30 vjeçari, ka qenë shumë e rëndë andaj duket se kjo ishte vërtetë një bekim, pasi shpëtoi pa i thyer kockat. “Ishte një fundjavë fantastike me shokët e mi” ka thënë britaniku Holland, duke u ndjerë shumë i lumtur që lëndimi nuk ishte më i madh. Mjekët i kanë thënë dhëndrit të ardhshëm, se deri më datën 24 maj kur do të shkoj deri altarit, do t’i pushojnë dhimbjet e shpinës.