Ashley Graham, engjëlli i parë mbipeshë i Victoria’s Secret? (Foto)

Të thyesh kornizat që një shoqëri ka vendosur e beson se ato janë e mira absolute është e pamundur, të paktën kështu besohet deri në momentin që një guzimtar/e kërkon të prishë sistemin.

ShowBiz

10/12/2016 08:31

Ashley Graham është modelja 28 vjeçare “plus size” që dëshiron të ndryshojë steriotipin e modeleve thatanike, e këtë gjë nuk po e bën kuturu por me plane konkrete. Bukuroshja Graham beson se do të jetë modelja e parë e shëndoshë që do të zbresë së pasarelate e Victoria’s Secret.

Ashley postoi në rrjetet sociale një vizatim të sajin me krahët e mbajtura nga modelet më në zë të globit në spektaklet e “Victoria-s Secret”.

Vetë autorja e skicës, artisja Annie Breen, beson se markës së njohur të të brendshmeve do t’i sillte shumë përfitime përfshirja e një modeleje mbipeshë dhe adhuruesit e Ashleyt, janë dakord me të.

Image result for ashley grahamRelated imageImage result for ashley graham