Ju prezantojmë me egjiptianen që peshon 500 kg (Foto)
Eman Ahmed Abd El Aty 36 vjeçare, mendohet të jetë gruaja më e shëndodhë në planet pasi peshon plot 500 kilogramë.
Bota
Deri më tani rekordin Guinnes e mbante Pauline Potter nga SHBA me 292 kg, por El Aty tani e ka zënë vendin e parë për këtë rekord.
Për 36 vjeçaren është kujdesur mamaja dhe motra e saj dhe ajo ka 25 vite që nuk del nga shtëpia. Nëna e saj thotë se kur ka lindur Abd El Aty peshonte mbi 5 kilogramë.
Ajo pritet të udhëtojë në Mumbai të Indisë, ku do të operohet nga njëri nga doktorët më të mirë në këtë lëmi. Ai ndër të tjerash ka thënë se El Aty brenda 3 vitesh do të peshojë më pak se 100 kilogramë.